Pantallona pizhame jashtë dhomës së fjetjes?

Pantallona pizhame jashtë dhomës së fjetjesKëto pantallona, njëngjyrëshe apo me print, janë të mira për disa arsye. Do t’i përmendim disa nga arsyet, plus disa këshilla se si t’i vishni

* Janë të lehta dhe të rehatshme, shumë të përshtatshme për ditët (dhe netët) e pranverës dhe verës.
* Janë të gjëra dhe fshehin të metat nëse keni.
* Nëse nuk keni këmbë të gjata, ato vizualisht do t’i zgjasin. E nëse i keni, këto pantallona do të theksojnë gjithë atë çka ju ka falur nëna natyrë.

Ekzistojnë disa rregulla se si t’i vishni pantallonat pizhame
* Zgjidhni materiale të mëndafshta, që të dukeni shik. Nëse vendosni për ato nga materialet e pambukta, duhet të kenë hipi print, në mënyrë që mos të duken shume si pizhame.
* Vishni ato me këpuca me platformë apo me taka.
* Nëse keni vendosur të vishni pantallona me ngjyra, pjesa e sipërme le të jetë një ngjyrëshe.